Sulmuesi Richarlison dëshiron të largohet nga Evertoni për ta vazhduar karrierën te Real Madridi, Chelsea ose Paris Saint-Germaini, raporton “Marca”. Gazeta spanjolle njofton se për brazilianin është i interesuar edhe Arsenali. Për 25-vjeçarin raportohet se Evertoni kërkon 76 milionë euro.
Richarlison ishte kyç tek Evertoni, që siguroi mbijetesën në Premier League. Ai shënoi gjashtë gola në nëntë ndeshjet e fundit. Në total sezonin 2021/2022 në Premier League e mbylli me dhjetë gola dhe pesë asistime. Ai iu bashkua Evertonit nga Watfordi në verën e vitit 2018.
Që nga ajo kohë, Richarlisoni ka shënuar 53 gola dhe ka asistuar 14 herë. Ai ka luajtur 36 ndeshje me Brazilin duke shënuar 14 gola.
Artikuj të ngjashëm