Tri skuadra po vlerësohen si favorite për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit të Evertonit, brazilianit Richarlison.
Real Madridi, Paris Saint-Germaini dhe Tottenhami, janë skuadrat që po luftojnë për transferimin e Richarlisonit këtë verë, ka raportuar “Daily Mail” të premten.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRicharlison do të largohet nga Evertoni, pasi klubi anglez ka vendosur ta nxjerrë në shitje. Për kartonin e tij, Evertoni po kërkon 50 milionë euro.
25-vjeçari ka kontratë me Evertonin deri në vitin 2024 dhe këtë sezon e ka mbyllur me 11 gola të shënuar në të gjitha garat.