Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali favorit për Richarlisonin

Ekipi i Arsenalit po shihet favorit për ta transferuar sulmuesin e Evertonit, Richarlison, në fund të këtij edicioni.

“The Sun” ka raportuar të hënën se marrëveshja mes skuadrave mund të arrihet, pasi Arsenali është i gatshëm të paguajë 50 milionë euro për kartonin e Richarlisonit.

Tek Evertoni kanë marrë vendim për ta larguar Richarlisonin për shkak të telasheve financiare dhe braziliani është i gatshëm që karrierën ta vazhdojë në Londër. Richarlison 24-vjeçar është pjesë e Evertonit prej vitit 2018 dhe ka kontratë deri në vitin 2024.

Këtë edicion, Richarlisoni ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar katër herë në 24 ndeshje në të gjitha ndeshjet. Ai ka edhe 13 gola në 34 ndeshje për Brazilin.

Artikuj të ngjashëm