Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Evertoni do ta shesë Richarlisonin

Sulmuesi i Brazilit, Richarlison do të largohet nga Evertoni. Në fakt, janë krerët e klubit nga Anglia, që kanë vendosur ta nxjerrin në shitje brazilianin në fund të këtij edicioni, ka raportuar “The Sun”.

Tek Evertoni janë të detyruar të bëjnë një veprim të tillë për shkak të problemeve financiare dhe po shpresojnë që me shitjen e Richarlisonit do t’i zbusin paksa humbjet e viteve të fundit.

Richarlison është njëri prej lojtarëve kryesor të ekipit dhe për ta lënë të lirë, Evertoni po kërkon të paktën 50 milionë euro.

24-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2024, ndërsa është pjesë e klubit prej vitit 2018 kur iu bashkua nga Watfordi. Këtë sezon, Richarlison ka shënuar pesë gola në 23 paraqitje.