Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Richarlison do të largohet nga Tottenhami

Sulmuesi i Brazilit, Richarlison, pritet të largohet nga skuadra e Tottenhamit në fund të sezonit aktual. Bëhet e ditur se Richarlison nuk është i kënaqur me statusin e tij tek ekipi nga Londra dhe tashmë ka kërkuar largimin, ka shkruar “Daily Mail”, të premten.

Ai publikisht ka shprehur frustrimin e tij për mungesën e minutazhës dhe pritet të nxirret në shitje këtë verë. 25-vjeçari, i cili iu bashkua Tottenhamit verën e shkuar, ka 2 gola e 3 asistime në 25 ndeshje të luajtura deri më tani, ndërsa me ekipin anglez ka kontratë deri në vitin 2027.

Para Tottenhamit, Richarlison në Angli ka luajtur edhe për Evertonin e Watfordin, ndërsa interesim për transferimin e tij tashmë ka shfaqur Juventusi.