Sulmuesi i Evertonit, Richarlison, është në negociata të avancuara për të kaluar te Tottenhami.
Mediat angleze kanë bërë të ditur se braziliani ka arritur marrëveshje personale me londinezët dhe është i gatshëm të transferohet te Tottenhami gjatë kësaj vere.
Drejtuesit e klubit të Tottenhamit do të dërgojnë një ofertë prej 60 milionë eurosh për sulmuesin.
25-vjeçari ka kontratë me Evertonin deri në vitin 2024.