Trajneri i Tottenham Hotspurit, Ange Postecoglou, e ka konfirmuar lëndimin e rëndë që e ka pësuar sulmuesi brazilian, Richarlison.
Richarlison ka pësuar dëmtim serioz në muskujt e këmbës. Braziliani u lëndua fundjavën e kaluar në fitoren e Tottenhamit ndaj Aston Villas me rezultatin 4:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTrajneri Postecoglou ka deklaruar se Richarlison do të jetë jashtë fushave për një kohë të gjatë.
“E kam të vështirë të jap një afat kohor, por ai do të mungojë për një periudhë të konsiderueshme. Është një dëmtim serioz i muskulit të këmbës. Ai ishte shumë i zhgënjyer”, ka theksuar Postecoglou, shkruan të premten “Daily Sports”.
27-vjeçari Richarlison ka luajtur shtatë ndeshje këtë edicion në të gjitha garat.
Ka kontribuar me një gol dhe një asistim.