Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami mbetet pa sulmuesin kryesor

Richarlison

Sulmuesi i Tottenhamit, Richarlison, do të jetë jashtë fushës së gjelbër për tri deri në katër javë për shkak të lëndimit në gju, ka thënë trajneri Ange Postecoglou të premten.

26-vjeçari brazilian u lëndua në humbjen e Spursit 2:1 nga Wolverhamptoni.

Richarlisoni është sulmuesi kryesor i Tottenhamit, ndërsa ka shënuar 10 gola në 22 paraqitje në elitën angleze të futbollit në edicionin aktual.

Nëntë prej golave të Richarlisonit janë shënuar në 10 ndeshjet e fundit.

Tottenhami është goditur nga lëndimet e lojtarëve së fundmi.

Edhe Lëndohet Richarlison, mungon për një kohë të gjatë Futboll Lëndohet Richarlison, mungon për një kohë të gjatë

Do të jetë ende pa Pedro Porron, kurse Ryan Sessegnon pritet të mungojë në tërë pjesën e mbetur të sezonit pas operimit muskulor.

Tottenhami është i pesti në Premier League, me pesë pikë prapa Aston Villas që zë vendin e katërt.