Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Richarlison kërkon ndihmën e psikologut

Sulmuesi Richarlison ka zbuluar se do të kërkojë ndihmë nga psikologu këtë javë për shkak të mungesës së shënimit të golave tashmë një kohë të gjatë, ka raportuar “Globo” të mërkurën. Richarlison ka kohë që nuk ka shënuar gol si për Tottenhamin ashtu edhe Brazilin, gjë që e ka shqetësuar tej mase sulmuesin.

26-vjeçari, që së fundmi ishte i grumbulluar te Brazili, ka thënë se më t’u kthyer në Tottenham do t’i drejtohet psikologut për ta ndihmuar që të zhbllokohet nga ky ngërç që e ka kapluar.

Ai ka dështuar të shënojë gol për Brazilin në katër ndeshjet e fundit, ndërsa sa i përket Tottenhamit, Richarlison ka vetëm katër gola në 40 ndeshje për ekipin londinez. Këtë edicion ai ishte titullar te Tottenhami, por nuk ka shënuar ende gol në Premier League.