Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Wilshere nuk do t’i bashkohet Arsenalit në janar

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka njoftuar se Jack Wilshere nuk do t’i bashkohet Arsenalit gjatë afatit kalimtar të janarit. Ish-mesfushori i “revolveristëve”, Wilshere, ka stërvitur me ekipin e parë që prej muajit dhjetor, më shumë i fokusuar në aspektin fizik.

Wilshere ka luajtur më pak se 50 ndeshje qëkur u largua nga Arsenali në vitin 2018, pasi pati shumë lëndime gjatë periudhës së kaluar te West Hami dhe më pas te Bournemouthi.

Arteta dhe Wilshere kanë qenë bashkëlojtarë te Arsenali në vitin 2011.

Artikuj të ngjashëm