Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Wilshere largohet nga klubi danez

Jack Wilshere edhe një herë tjetër ka mbetur pa klub, pasi është liruar nga klubi AGF Aarhus.

Ky largim i mesfushorit nga klubi danez vjen pas vetëm 136 ditëve pasi nënshkroi me klubin e ri.

Ish-mesfushori i Arsenalit nuk dihet nëse do ta vazhdojë karrierën si lojtar, apo do fillojë me zejen e trajnerit.

30-vjeçari përgjatë karrierës së tij ka pasur një numër të madh të lëndimeve, ndërsa si opsion për të ka qenë edhe pensionimi nga futbolli.