Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Wilshere po e konsideron pensionimin

Jack Wilshere është duke e konsideruar pensionimin nga futbolli në moshën 29-vjeçare, ka raportuar mediumi anglez “The Athletic”.

Karriera e Wilshere ka qenë shumë e vështirë, përfshirë lëndimet e shumta që i ka pasur. Aktualisht është lojtar i lirë.

“E kam menduar pensionimin shpeshherë. Kur je me një klub stërvitesh çdo ditë. Zgjohesh për t’i treguar trajnerit se jam i gatshëm për në vikend. Për momentin nuk e kam atë gjë. Zgjohem në mëngjes dhe mendoj. Kam stërvitur me klubin para fillimit të sezonit por kjo ka përfunduar tani. Tani duhet të zgjohem, të stërvitem vet dhe ta gjej motivimin”, ka thënë Wilshere.

Wilshere për një kohë të gjate ishte pjesë e Arsenalit, aty ku edhe e nisi karrierën. Ka luajtur edhe te klubet tjera si Bolton, West Ham United dhe së fundmi te Bournemouthi.