Ish-mesfushori i Arsenalit dhe Anglisë, Jack Wilshere, i është bashkuar skuadrës daneze, AGF Aarhus.
Wilshere kishte tetë muaj pa klub. 30-vjeçari kishte ushtruar me “revolversitët” këtë edicion, duke kaluar kohë edhe si trajner. Kishte problem të gjente klub të ri pasi u lirua nga klubi i “Championshipit”, Bournemouthi, në muajin maj.
“Jam në një periudhë të karrierës ku duhet të fillojë sërish pas një periudhe të vështirë”, ka thënë Wilshere. “AGF ma dha këtë mundësi”, shtoi Wilshere.
Wilshere ka luajtur vetëm 36 ndeshje qëkur u largua nga Arsenali në vitin 2018. AGF, që për herë të fundit fitoi trofe në vitin 1996, është në vendin e shtatë në elitën e futbollit danez