Leipzigu ka shënuar fitore ndaj Schalkes dhe e ka dërguar këtë skuadër në Bundesliga 2.
Schalkes i nevojitej fitorja në udhëtim te Leipzigu të shtunën në xhiron e fundit të kampionatit, por u mposht me rezultatin 4:2 dhe bie për herën e pestë nga Bundesliga.
Konrad Laimer në minutën e 10-të shënoi për 1:0, ndërsa për 2:0 u përkujdes Christopher Nkunku në minutën e 19-të.
Marcin Kaminski e ngushtoi eëprsinë në minutën e 28-të, ndërsa shifrat u barazuan pas autogolit të Ëilli Orbanit, katër minuta pas pushimit.
Schalke nuk arriti të shënojë tjera gola për ta shmangur rënien, derisa Leipzigu realizoi edhe dy herë, me Yussuf Poulsenin në minutën e 82-të dhe Nkunkun në minutën e katërt të shtesës.
Edhe
Stuttgarti e mposht Leverkusenin në garën për Champions
Me këtë fitore, Leipzigu e përfundon kampionatin me 66 pikë në pozitën e tretë.
Schalke në vendin e parafundit mbeti me 31 pikë, dy më pak se Stuttgarti që do të luajë në plejaut.