Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Schalke shënon fitore të madhe në udhëtim te Mainzi

Schalke që po lufton për mbetje në elitën e futbollit të Gjermanisë, ka shënuar fitore të madhe dhe i është larguar pozitës që dërgon në Bundesliga 2.

Schalke me fitoren 3:2 në udhëtim te Mainzi të premten mbrëma në kuadër të xhiros së 31-të të Bundesligës, ka kaluar përkohësisht në pozitën e 14-të me 30 pikë. Ka një pikë më shumë se Hoffenheimi, dy më shumë se Stuttgarti dhe Bochumi, dhe tetë më shumë se vendi i fundit, Hertha Berlini.

Ndeshja u vendos në minutat shtesë.

Marius Bulter kaloi mysafirët në epërsi prej një goli në minutën e 26-të.

Leandro Barreiro Martins në minutën e 53 barazoi shifrat në 1:1.

Tom Krauss pas një ore lojë ktheu epërsinë e Schalkes, por Aaron Martin barazoi sërish në 2:2, 20-të minuta para fundit.

Edhe Barazim dramatik në ndeshjen Stuttgart – Mainz Futboll Barazim dramatik në ndeshjen Stuttgart – Mainz

Kur ndeshja po shkonte drejt përfundimit me rezultatin e barabartë, në skenë doli sërish sulmuesi Bulter, që nuk gaboi nga 11-të metërshi, në minutën e 10-të të kohës shtesë.

Mainzi në pozitën e tetë mbetet me 45 pikë.