Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fitore e thellë e Leipzigut në udhëtim

Leipzigu ka shënuar fitore të thellë në udhëtim ndaj Schalkes. Leipzigu të martën mposhti Schalken me shifrat, 6:1. Kjo ndeshje i ka takuar javës së 17-të të Bundesligës së Gjermanisë.

Andre Silva hapi serinë e golave që në minutën e shtatë. Leipzigu shpejt shënoi edhe golin e dytë. Në minutën e 15-të, Benjamin Henrichs realizoi për 2:0, ndërsa Silva shënoi edhe golin e tretë në minutën e 44-t. Në minutën e dytë të kohës shtesë të pjesës së parë, Timo Werner shënoi golin e katërt me asistim të Dani Olmos, që shënoi golin e pestë në minutën e 83-të.

Yussuf Poulsen shënoi golin e gjashtë në minutën e 89-të. Soichiro Kozuki në minutën e 54-t shënoi golin e vetëm për Schalken që regjistroi një tjetër humbje në Bundeslitë.

Leipzigu me këtë fitore është ngritur në vendin e dytë me 32 pikë, kurse Schalke zë vendin e fundit me nëntë pikë.