Wesley Fofana nuk është në shitje.
Trajneri i Leicester Cityt, Brendan Rodgers, insiston se 21-vjeçari do të qëndrojë në klub të paktën edhe për edicionin 2022/2023.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMediat në Angli raportojnë se për Fofanan, Chelsea ka ofruar mbi 70 milionë funte.
Por, kjo ofertë është refuzuar. Si do që të jetë Chelsea do të tentojë serish që të bindë Leicesterin në lirimin e lojtarit.
Mbrojtësi francez ka kontratë me Leicesterin deri në verën e vitit 2027.