Chelsea ka arritur marrëveshje me Leicester Cityn për mbrojtësin Wesley Fofana.
“Sky Sports” ka njoftuar të shtunën se marrëveshja mes klubeve pritet të zyrtarizohet pas ndeshjes që do të zhvillojnë në “Stamford Bridge” në kuadër të Premier Leagues.
Leicesteri ka pranuar ofertën e Fofanas, pasi Chelsea ka pranuar të paguajë 85 milionë euro me bonuse.
Leicesteri kishte refuzuar disa oferta të Chelseat për Fofanan, por ishte mbrojtësi francez që kërkonte transferimin tek ekipi londinez.
Fofana tashmë ka arritur marrëveshje me Chelsean, ekip të cilit do t’i bashkohet ditëve në vijim.
21-vjeçari me Chelsean do të firmos kontratë afatgjate.
Artikuj të ngjashëm