Chelsea nuk ka hequr dorë nga transferimi i mbrojtësit të Leicester Cityt, Wesley Fofana.
“Sky Sports” raporton se Chelsea pritet të ofrojë 100 milionë euro, aq sa po kërkon Leicesteri për t’i siguruar shërbimet e 21-vjeçarit.
Fofana po shihet si përforcim i duhur për mbrojtjen te Chelsea dhe trajneri Thomas Tuchel po insiston në transferimin e tij.
Ditë më parë, Leicesteri refuzoi ofertën e parë të Chelseat prej 70 milionë eurosh për Fofanan.
Francezi ka kontratë me Leicesterin deri në vitin 2027 dhe është ndër mbrojtësit më të vlerësuar në Premier League.