Te skuadra e Leicester Cityt janë të vendosur për ta mbajtur mbrojtësin Wesley Fofana edhe për sezonin e ri.
Kështu, ka insistuar trajneri i Leicesterit, Brandon Rodgers të hënën në një intervistë për mediumet angleze. Ditë më parë është raportuar se Chelsea ka shprehur interesim për Fofanan, të cilit i ka caktuar Leicesteri një çmim mbi 90 milionë euro.
“Fofana është një talent i jashtëzakonshëm dhe nuk do të shitet. Ai është i lumtur këtu dhe personalisht llogariti në shërbimet e tij për sezonin e ri”, ka thënë Rodgers. Fofana 21-vjeçari ka kontratë me Leicesterin deri në vitin 2027.