Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leicesteri prezanton mbrojtësin Faes

Leicester City e ka gjetur zëvendësuesin e Wesley Fofanas që kaloi te Chelsea.

Klubi anglez e ka prezantuar të enjten Wout Faes. Mbrojtësi 24-vjeçar transferohet te Leicesteri nga Reimsi për 17 milionë euro.

Faesi ka nënshkruar kontratë pesë-vjeçare me skuadrën e Premier Leagues.

Belgu ishte lojtari më i mirë i sezonit të kaluar te ekipi francez, duke luajtur në 37-të ndeshje.

“Është një ndjenjë e mahnitshme të jesh këtu. Ky është hapi i ëndrrave në karrierën time dhe jam shumë i lumtur që jam këtu. Do të më duhet të punoj shumë, por do të jap 100 për qind për të ndihmuar ekipin”, tha Faes.

Si lojtar, ai është rritur te Anderlechti. Ka luajtur si i huazuar te Heerenveeni dhe Excelsiori.

Më pas kaloi në elitën e futbollit të Belgjikës tek Oostende. Nga janari 2020 ishte pjesë e Reimsit në Francë.

Ai është edhe pjesë e Belgjikës.

Artikuj të ngjashëm