Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fofana po stërvitet me ekipin U23 të Leicesterit, pret kalimin te Chelsea

Mbrojtësi i Leicester Cityt, Wesley Fofana, nuk është paraqitur në asnjë stërvitje me ekipin e parë javën e shkuar, dhe tani po stërvitet me ekipin U23 derisa po pret kalimin te Chelsea, ka njoftuar AP të mërkurën.

Se Fofana po stërvitet me ekipin e dytë, e ka konfirmuar edhe trajneri i Leicesterit, Brendan Rodgers.

Fofana po ashtu nuk ishte pjesë e Leicesterit as në humbjen ndaj Southamponit (2:1) javën e shkuar, si dhe mungoi në fitoren ndaj Stockportit në kuadër të League Cup, të martën.

Fofana po kërkon transferimin te Chelsea me çdo kusht, ndërsa Leicesteri po insiston në dëmshpërblimin prej 100 milionë eurosh.

Fofana 21-vjeçar ka kontratë me Leicesterin deri në vitin 2027, ndërsa po kërkohet nga Chelsea që për kartonin e tij ka ofruar deri në 70 milionë euro.