Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Faesi mund të jetë pasues i Fofanas

Leicester City është në bisedime me mbrojtësin belg, Wout Faes, nga klubi francez Reims.

Faes po shihet si zëvendësues i Fofanas, i cili të mërkurën u zyrtarizua si futbollist i ri i Chelseat.

Çmimi i 24-vjeçarit vlerësohet të jetë rreth 15 milionë funte.

Pjesë e Reimsit, Faes është që prej vitit 2020, kur u transferua nga të rinjtë e Anderlechtit.

Debutoi si zëvendësues për Belgjikën në Ligën e Kombeve në ndeshjen kundër Polonisë në muajin qershor.

Faes sivjet ka luajtur në vetëm tri ndeshje. Edicionin e kaluar pati 37 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa shënoi katër gola.

Artikuj të ngjashëm