Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leicesteri refuzon ofertën e Chelseat për Fofanan

Leicester City ka refuzuar ofertën e parë nga Chelsea për Wesley Fofana.

Klubi anglez nuk dëshiron ta lejojë largimin e qendërmbrojtësit gjatë këtij afati kalimtar.

Drejtuesit e Leicesterit ia kanë bërë me dije Chelseat se për ta liruar 21-vjeçarin dëshirojnë 100 milionë euro.

Fofana te Chelsea po shihet si përforcim i madh në fazën e mbrojtjes për sezonin e ri.

Francezi ka kontratë me Leicesterin deri në vitin 2027.