Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leicester pritet të bëjë ofertë për Coutinhon

Leicester City është duke planifikuar të bëjë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës, Philippe Coutinho, raporton “Mundo Deportivo”.

Trajneri i Leicesterit, Brendan Rodgers, e kishte transferuar Coutinhon te Liverpooli nëntë vjet më parë dhe mund të bëjë ofertë për ta rikthyer brazilianin në Premier League. Leicesteri pritet të ofrojë 20 milionë euro.

Coutinho ka dështuar ta gjejë formën që e kishte te Liverpooli që kur iu bashkua Barcelonës në vitin 2018. Barcelona është e gatshme ta lirojë Coutinhon, qoftë edhe në formë huazimi, që të mos paguajë pagën e madhe që e ka.