Sulmuesi Moussa Dembele sipas të gjitha gjasave karrierën do ta vazhdojë në Premier League. “FootMercato” ka njoftuar të hënën se Dembele në verë pritet t’i bashkohet Leeds Unitedit. Mësohet se Dembele ka arritur marrëveshje me ekipin anglez dhe tashmë ka njoftuar Lyonin për vendimin e tij.
Ai tek Leedsi do të transferohet si lojtar i lirë, pasi në fund të sezonit i skadon kontrata me skuadrën nga Franca.
26-vjeçari me Leedsin pritet të firmosë kontratë katërvjeçare, ndërsa është pjesë e Lyonit prej vitit 2021. Këtë sezon, ai ka shënuar tri gola në kampionatin francez. Dembele karrierë ka bërë edhe tek Atletico Madridi, Celticu e Fulhami.
Artikuj të ngjashëm