Francezi Moussa Dembele pritet të jetë përforcimi i sulmit në afatin kalimtar të janarit, ka shkruar “Daily Mail”.
Bëhet e ditur se Aston Villa ka arritur marrëveshje me Dembelen dhe po negocion me Lyonin për lirimin e tij.
Ekipi anglez është i gatshëm të ofrojë deri në 10 milionë euro për Dembelen, i cili ka kontratë me skuadrën franceze deri në fund të sezonit.
26-vjeçari është i gatshëm të largohet nga Lyoni për t’u kthyer në Angli, pasi më herët ka qenë edhe pjesë e skuadrës së Fulhamit.
Ai këtë sezon ka shënuar dy gola në kampionatin francez, ndërsa sezonin e shkuar ishte i huazuar tek Atletico Madridi.