Newcastle United është futur në garë për transferimin e sulmuesit francez, Ousmane Dembele. Kështu kanë raportuar të mërkurën mediume të ndryshme britanike. Dembele me Barcelonën ka kontratë deri në qershor të vitit 2024.
Klubi spanjoll synon shitjen e tij para se 25-vjeçarit t’i skadojë kontrata. Ai ka refuzuar ta vazhdojë kontratën me kushtet aktuale të ofruara nga klubi spanjoll. Pjesë e Barcelonës, Dembele është prej vitit 2017. Ai te klubi spanjoll u transferua nga Borussia Dortmundi. Si futbollist është zhvilluar në Rennes.
Në sezonin aktual, Dembele ka shënuar tetë gola dhe ka kontribuar me shtatë asistime në 28 ndeshje.
Artikuj të ngjashëm