Sulmuesi Moussa Dembele përfundimisht do të largohet nga Lyoni para mbylljes së afatit kalimtar.
E përditshmja franceze “L’Equipe” ka bërë të ditur të enjten se Dembele ka refuzuar rinovimin e kontratës me Lyonin.
Duke pasur parasysh se kontrata i skadon vitin e ardhshëm, te Lyoni kanë vendosur ta nxjerrin në shitje 26-vjeçarin. Mësohet se Lyoni është në negociata me disa skuadra që kanë shprehur interesim për francezin, përfshirë edhe Manchester Unitedin. Dembele është pjesë e Lyonit prej vitit 2018, ndërsa për një sezon luajti i huazuar tek Atletico Madridi.