Marash Kumbulla mbetet alternativë për zëvendësimin e Gleison Bremerit te skuadra e Torinos. Qendërmbrojtësi i Romës pëlqehet shumë nga trajneri Ivan Juriq.
Më parë, reprezentuesi i Shqipërisë kishte punuar edhe te skuadra e Veronës me trajnerin kroat.
Trajneri Juriq i di mirë karakteristikat e tij, si dhe e pëlqen shumë lojën me tre mbrojtës, të cilën Kumbulla e aplikon më së miri, shkruan “Toronews” të dielën.
22-vjeçari Kumbulla, fitues i Ligës së Konferencës me Romën, e ka shënuar vetëm një gol në sezonin e kaluar në 28 paraqitje në të gjitha garat.