Torino nuk ka hequr dorë nga mbrojtësi shqiptar i Romës, Marash Kumbulla.
“Tuttosport” ka bërë të ditur se te klubi torinez, Kumbullën po e shohin si zëvendësues ideal të Gleison Bremerit të larguar.
Është trajneri Ivan Juriq që po insiston në transferimin e qendërmbrojtësit pasi ka punuar me të te skuadra e Veronës.
Torino ka kërkuar huazimin e Kumbullës më të drejtë blerjeje në fund të sezonit.
Por kjo ofertë thuhet se është refuzuar nga drejtuesit e klubit të Romës.
Kryeqytetasit thuhet se po kërkojnë 22 milionë euro për ta lënë të lirë Kumbullën.