Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Torinto interesohet për Kumbullën

Marash Kumbullua mund të largohet gjatë kësaj vere nga Roma.

Mediat italiane kanë bërë të ditur se për mbrojtësin shqiptar interesim ka shprehur skuadra e Torinos.

Te klubi torinez Kumbullën po e shohin si zëvendësues të Gleison Bremerit që do të shitet këtë afat kalimtar.

Është trajneri Ivan Juriq që dëshiron ta transferojë mbrojtësin shqiptar.

Juriq në të kaluarën ka punuar me Kumbullën te skuadra e Veronës.

Edhe Udinese interesohet për Kumbullën Futboll 6 muaj më parë Udinese interesohet për Kumbullën

22-vjeçari nuk ka pasur hapësira të mjaftueshme te skuadra e Romës edicionin që lamë pas.

Te Torino aktivizohen edhe Mërgim Vojvoda dhe Etrit Berisha.