Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma po kërkon 20 milionë euro për Kumbullën

Mbrojtësi i Shqipërisë, Marash Kumbulla mund të largohet nga Roma këtë verë pasi ekipi nga Serie A ka caktuar çmimin për të.

“Tuttomercatoweb” bën të ditur se Roma për ta lënë të lirë Kumbullën po kërkon 20 milionë euro dëmshpërblim.

Interesim kohët e fundit për 22-vjeçarin ka treguar ekipi tjetër nga Serie A, Torino.

Kumbulla ka kontratë me Romën deri në vitin 2025 kurse këtij ekipi iu bashkua para dy vjetësh nga Verona.