Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fiorentina insiston për Kumbullën

Marash Kumbulla mund të largohet gjatë kësaj vere nga Roma. Mediat italiane kanë bërë të ditur se mbrojtësi shqiptar mund të transferohet te Fiorentina.

Drejtuesit e Fiorentinas po e shohin Kumbullën si përforcim ideal për fazën e mbrojtjes.

Fiorentina është e gatshme të nis negociatat me Romën për 22-vjeçarin.

Reprezentuesi i Shqipërisë, Kumbulla, edicionin e shkuar ka luajtur kryesisht si zëvendësues te kryeqytetasit.