Skuadra e Fiorentinas është futur në garë për shërbimet e qendërmbrojtësit të Shqipërisë, Marash Kumbullës ka shkruar “Tuttomercatoweb” të mërkurën.
Bëhet e ditur se Fiorentina ka nisur kontaktet me Romën për transferimin e Kumbullës në muajin e ardhshëm. Kumbulla do të largohet nga Roma gjatë janarit për shkak se nuk bën pjesë në planet e trajnerit Jose Mourinho. Për ta lënë të lirë Kumbullën, Roma po kërkon të paktën 20 milionë euro.
Krahas Fiorentinas, interesim për Kumbullën kanë shfaqur edhe Torino, Napoli e Cagliari. Torino po shihet si favorit, por Fiorentina është futur në momentet e fundit dhe është e gatshme të bëjë ofertë më të mirë për 21-vjeçarin. Kumbulla iu bashkua Romës vitin e shkuar nga Verona për 25 milionë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2025. Këtë sezon, Kumbulla ka regjistruar 13 paraqitje për Romën në të gjitha garat.