Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma ia cakton çmimin Kumbullës

Roma ia ka caktuar çmimin mbrojtësit shqiptar, Marash Kumbulla.

Mediat italiane kanë bërë të ditur se drejtuesit e klubit italian po kërkojnë 20 milionë euro dëmshpërblim për ta liruar qendërmbrojtësin.

Interesim për 22-vjeçarin ka shprehur skuadra e Torinos. Te klubi torinez Kumbullën po e shohin si zëvendësues ideal të Gleison Bremerit.

Është trajneri i Torinos Ivan Juriq ai që po insiston në transferimin e mbrojtësit shqiptar.

Juriq në të kaluarën ka punuar me Kumbullën te skuadra e Veronas.

 

 

Artikuj të ngjashëm