Sport

Grezda në kategorinë e dytë turke

Eros Grezda do ta vazhdojë karrierën në Turqi, saktësisht në kategorinë e dytë. Grezda të mërkurën është prezantuar te skuadra Manisaspor.

Ai me ekipin e ri ka firmosur kontratë njëvjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

Në prezantimin e tij, Grezda ka thënë se është shumë i lumtur që karrierën do ta vazhdojë te një klub si Manisaspor, i cili ka një projekt serioz.

Në anën tjetër, te Manisaspori presin që Grezda t’u ndihmojë në sezonin 2022/23 për të siguruar kthimin në Superligë pas më shumë se një dekade.

Grezda sezonin e fundit ka qenë pjesë e Shibenikut të Kroacisë, ndërsa ka luajtur edhe te Osijeku, Zalaegerszegu, Glasgowi e Lokomotiva. Ka edhe 12 paraqitje dhe një gol të shënuar me Përfaqësuesen e Shqipërisë.