Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Grezda kalon te kampioni i Shqipërisë

Eros Grezda ka kaluar te kampioni i Shqipërisë në futboll, Partizani i Tiranës.

Lajmi për marrëveshjen me Grezdën është zyrtarizuar të premten gjatë ditës.

Sipas faqes zyrtare të klubit të Superiores së Shqipërisë, 28-vjeçari Grezda ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me “të kuqtë”, me opsionin e vazhdimit nga klubi edhe për një sezon tjetër.

Futbollisti i krahut të djathtë ka karrierë të pasur si futbollist.

Karrierë ka bërë edhe te skuadrat si Lokomotiva e Zagrebit, Osijeku e Shibeniku në Kroaci, Rangersi, në Skoci, Manisa në Turqi, dhe së fundmi ishte pjesë e skuadrës Zalaegerszeg të Hungarisë.

Grezda me Shqipërinë ka 12-të paraqitje, ndërsa e ka një gol të shënuar.

Artikuj të ngjashëm