Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Topalli i bashkohet Manisasporit

Sulmuesi i Kosovës, Jetmir Topalli ka ndërruar klub në Turqi.

Ai është larguar nga Istanbulspori i Superligës për t’u zhvendosur te Manisaspor, që bën gara në kategorinë e dytë. Topalli, te Manisa është prezantuar të mërkurën, ndërsa ka thënë se synimi i tij është ta ndihmoj ekipin përta fituar titullin për t’u ngjitur në elitë edicionin e ardhshëm.

Ai te Manisa është huazuar për një vit nga skuadra e Istanbulsporit. 25-vjeçari këtë edicion nuk e ka regjistruar asnjë paraqitje te Istanbulspori, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2021 nga Malatyaspori. Ai ka kontratë me Istanbulsporin deri në vitin 2027, ndërsa Manisa ka opsionin e blerjes së tij në fund të këtij edicioni.

Aktualisht, Manisa zë vendin e dytë në kategorinë e dytë të Turqisë, me shtatë pikë të mbledhura pas tri ndeshjeve të luajtura.