Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Turqi

Supergol i Topallit me Manisan

Manisa

Jetmir Topalli ka shënuar supergol për skuadrën e Manisas që të premten mbrëma barazoi 2:2 me liderin, Eyupsporin.

Ndeshja i takoi xhiros së 30-të të kategorisë së dytë të futbollit turk.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Topalli në minutën e 32-të realizoi për 2:1. Ai u shmang mirë dhe gjuajti fuqishëm për golin e pestë të edicionit aktual.

26-vjeçari ka edhe katër asistime.

Topalli luajti deri në minutën e 79-të, ndërsa Eduard Rroca u inkuadrua në minutën e 70-të te vendësit.

Manisa ka 33 pikë në vendin e 12-të.

Eyupspori e ka siguruar Superligën për edicionin e ardhshëm.

Në vendin e parë ka 68 pikë.