Sulmuesi shqiptar Indrit Tuci shënoi gol pas një kohe të gjatë të dielën mbrëma. Por goli i Tucit në minutën e 60-të nuk i mjaftoi Kayserisporit.
Kayserisporti barazoi 1:1 me Eyupsporin, në ndeshjen e javës së 32-të të Superligës së Turqisë.
Tuci në fushë u inkuadrua në minutën e 44-të, ndërsa realizoi golin e barazimit në minutën e 60-të.
Ishte goli i tretë për Tucin këtë edicion në elitën e futbollit turk.
Kayserispori rrezikon rënien në Kategorinë e Dytë të Turqisë.
Zë vendin e parafundit me 27 pikë, kurse Eyupspori në pozitën e 14-të me 29 pikë.