Jetmir Topalli u inkuadrua si zëvendësues te Manisa në minutën e 61-të për t’ia siguruar në fund skuadrës së tij një pikë.
Manisa barazoi të dielën 2:2 me Corumin në xhiron e 10-të të kategorisë së dytë të futbollit të Turqisë.
Topalli realizoi në minutën e dytë dhe të tetë të shtesës në këtë ballafaqim. Ai ka tri gola të shënuar e një asistim në edicionin aktual. Meriton Korenica ishte titullar te vendësit dhe luajti deri në minutën e 77-të.
David Domgjoni ishte në bankën rezervë. Manisa dhe Corumi kanë nga 14 pikë.