Torino nuk ka hequr dorë nga Marash Kumbulla. Mediat italiane kanë bërë të ditur se në rast të largimit të Gleison Bremerit, klubi torinez do të sjellë në skuadër një qendërmbrojtës të ri.
E dëshira e trajnerit Ivan Juriq mbetet mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla.
Kumbulla ka punuar me trajnerin kroat së bashku te Hellas Verona.
Madje, thuhet se Torino është e gatshme të shpenzojë 10 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e 22-vjeçarit.