Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma nuk dëshiron ta shes Kumbullën

Skuadra e Romës nuk dëshiron ta shes mbrojtësin Marash Kumbulla.

Sipas “Corriere dello Sport” janë drejtuesit e klubit kryeqytetas që nuk dëshirojnë ta lejojnë largimin e mbrojtësit gjatë kësaj vere.

Interesim të vazhdueshëm për reprezentuesin e Shqipërisë ka shprehur skuadra e Torinos, që ka nisur negociatat me Romën për blerjen e kartonit të mbrojtësit.

Por krerët e Romës u kanë bërë me dije drejtuesve të Torinos se Kumbullua nuk do të shitet gjatë këtij afati kalimtar.

22-vjeçari nuk ka pasur hapësira të mjaftueshme në formacionin bazë të trajnerit Jose Mourinho edicionin e shkuar.

Artikuj të ngjashëm