Futbollisti i Romës, Marash Kumbulla, mund t’i bashkohet Mërgim Vojvodës dhe Etrit Berishës te skuadra e Torinos në Serie A.
“Tuttomercato” ka shkruar të mërkurën se Kumbulla po shihet te Torino si zëvendësues potencial i qendërmbrojtësit Gleison Bemer, i cili mund të largohet në afatin kalimtar të verës.
Evan Ndicka i Eintracht Frankfurtit është opsion tjetër për Torinon, por thuhet se çmimi i tij është 20 milionë euro.
Kumbulla 22-vjeçar në edicionin që përfundoi pati një gol të shënuar në 28 paraqitje në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm