Sport

Kuka vazhdon kontratën me Dritën

Viktor Kuka vazhdon me Dritën.

Mbrojtësi i krahut të djathtë është pajtuar me drejtuesit e skuadrës gjilanase që të vazhdojë nënshkruajë kontratën e re një vjeçare, me mundësi vazhdimi deri më 2020.

26-vjeçari ishte transferuar te Drita verën e kaluar dhe në sezonin e parë pati 28 paraqitje me bardhekaltrit në Superligë duke shënuar 1 gol.

Drita më herët ka ripërtërirë kontratën edhe me Perparim Livorekën, Betim Halimin, Bergin Maliqin, Denis Halitin, Erdin Hashanin, Leotrim Kryeziu, Arbnor Ramadani dhe Premton Isufin.

Skuadra gjilanase është përforcuar edhe me Xhevdet Shabanin dhe Astrit Fazliun.