Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ovouka nënshkruan kontratë të re me Dritën

Mbrojtësi i krahut të majtë, Raddy Ovouka ka nënshkruar kontratë të re me skuadrën e Dritës.

Ai do të jetë pjesë e klubit të Dritës deri në vitin 2027. 24-vjeçari nga Kongo iu bashkua Dritës në janarin e vitit të kaluar.

Te skuadra nga Gjilani janë ndarë të kënaqur me paraqitjet e reprezentuesit të Kongos.

Ai për Dritën në edicionin aktual në 22 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me pesë asistime.