Inkuadrimi i Raddy Ovoukës në minutën e 60-të doli të ishte i qëlluar nga trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani.
Ovouka ishte vendimtar në fitoren e Dritës 2:1 të martën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Me fitoren 2:1 ndaj ekipit të Maltës, Florianas, Drita kaloi në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Ovouka asistoi për golin e barazimit në minutën e 87-të dhe në fillim të vazhdimit të parë, nga topi i tij u realizua autogol për 2:1, rezultat me të cilin përfundoi takimi i luajtur të martën mbrëma para një numri të vogël shikuesish.
Në raundin e tretë kualifikues të garës së tretë të UEFA-s për nga niveli, Drita do të përballet kundër Tre Fiorit të San Marinos. Ndeshja e parë luhet më 6 gusht në San Marino.
Edhe
Drita e vazhdon me fitore rekorde kampanjën që e nisi keq
Koha e rregullt përfundoi baras 1:1.
Madje, golin e barazimit, Drita e shënoi në minutën e 87-të, pas shumë rasteve të humbura.
Drita e barazoi rezultatin në minutën e 87-të nëpërmjet Jorgo Pëllumbit.
Në minutën e 40-të mysafirët nga Malta shënuan golin e epërsisë 1:0.
Paul Mbong shënoi supergol pasi u lirua nga mbrojtësit e Dritës.
Ndeshja e parë e zhvilluar javën e kaluar në Maltë kishte përfunduar baras 1:1.
Edhe
Drita avancon në plejofin e Ligës së Konferencës
Rron Broja është kthyer te Drita pas një kohë të gjatë. Ai i mungoi kampiones së Kosovës shkaku i lëndimit.
Edicionin e kaluar, gjilanasit kishin rrugëtim të suksesshëm në Evropë. Arritën deri në plejofin e fazës nokaut të Ligës së Konferencës.