Besnik Krasniqi realizoi dy gola, ndërsa nga një gol shënuan edhe Raddy Ovouka e Blerim Krasniqi për fitoren e thellë 4:1 të Dritës ndaj Tre Fiorit.
Kampionia e Kosovës në futboll, mposhti Tre Fiorin në udhëtim me rezultat 4:1, në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Me fitore, gjilanasit kanë bërë një hap të madh drejt avancimit në plejofin kualifikues të garës së tretë të UEFA-s për nga niveli.
Drita ishte skuadër më e mirë gjatë 90 minutave. Por ishin futbollistët e ekipit të San Marinos që realizuan të parët. Por në fund, Drita e fitoi 4:1 ndeshjen e luajtur të enjten mbrëma.
Rastet e para për Dritën i patën sulmuesi Arb Manaj dhe Besnik Krasniqi. Goditjet me kokë të Manajt dhe Krasniqit u pritën nga portieri i ekipit nga San Marino, Tre Fiori.
Edhe
Drita kthehet te fitorja, mposht Dukagjinin
Portieri i Tre Fiorit e priti më pas edhe gjuajtjen e Igball Jasharit e po ashtu edhe të Raddy Ovoukas
Në pjesën e parë për Tre Fiorin rrezikuan Pietro Mengucci dhe Luca Censoni. Të dy lojtarët gjuajtën jashtë portës së Faton Malokut
Me të nisur pjesa e dytë, saktësisht në minutat 52’ dhe 53’ Drita i krijoi dy raste shënimi. Fillimisht nga distanca gjuajti mbi portë Vesel Limaj e më pas Albert Dabiqaj gjuajti jashtë portës.
Në momentin e saj më të mirë, Drita pësoi gol.
Golin për ekipin nga San Marino e realizoi 37-vjeçari Matteo Prandelli.
Kapiteni i Tre Fiorit në minutën e 56-të e kontrolloi fillimisht topin me gjoks dhe me goditje të saktë mposhti portierin, Faton Maloku.
Tre Fiori në minutën e 58-të krijoi tjetër rast të mirë për gol. Por në këtë rast pa sukses.
Pas rastit të humbur nga vendasit, gjilanasit, barazuan rezultatin në 1:1.
Mbrojtësi i krahut të majtë, Raddy Ovouka, në minutën e 61-të pas topit të kthyer nga portieri i Tre Fiorit, realizoi për rezultatin 1:1. Drita pas dy minutash kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Blerim Krasniqi.
Një tjetër lojtar me mbiemrin Krasniqi u shtua në listën e realizatorëve për Dritën. Kësaj radhe gol për Dritën realizoi Besnik Krasniqi.
Mbrojtësi Krasniqi e shënoi golin për 3:1 në minutën e 82-të. Krasniqi në fund të ndeshjes shënoi tjetër gol.
Në minutën e tretë shtesë shënoi nga penalltia për rezultatin përfundimtar, 4:1.
Ndeshja kthyese luhet javën e ardhshme në Prishtinë.
Drita e shënon edhe golin e tretë
Drita e ka shënuar edhe golin e tretë ndaj Tre Fiorit.
Golin për 3:1 e shënoi Besnik Krasniqi në minutën e 83-të.
Drita shënon dy gola të shpejtë për epërsinë 2:1
Drita ka realizuar dy gola të shpejtë për epërsinë 2:1.
Fillimisht Raddy Ovouka barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 61-të, ndërsa dy minuta më vonë,
Edhe
Drita e vazhdon me fitore rekorde kampanjën që e nisi keq
Blerim Krasniqi shënoi për 2:1.
VIDEO
Befasohet Drita
Drita ka pësuar gol nga Tre Fiori.
Golin për ekipin nga nga San Marino e realizoi Matteo Prandelli.
Kapiteni i Tre Fiorit në minutën e 56-të e kontrolloi fillimisht topin me gjoks dhe me goditje të saktë mposhti portierin, Faton Maloku.
VIDEO
Drita e dominon pjesën e parë
Nuk ka dhënë asnjë gol pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Tre Fiorit dhe Dritës.
Drita krijoi disa raste shënimi, por pa konkretizim.
Në fakt, Drita vlerësohej favorite e madhe para ndeshjes. Por ekipi nga San Marino arriti ta mbajë të paprekur portën gjatë 45 minutave.
Edhe Tre Fiori kishte rastet për gol.
Mësohen startuesit e Dritës ndaj Tre Fiorit
Drita e Gjilanit do të përballet sonte nga ora 21:00 kundër Tre Fiorit në San Marino.
Për ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës, trajneri i Dritës, Visar Sermaxhaj, ka vendosur të paraqitet me formacion 4-2-3-1.
I vetëm në sulm ësht Arb Manaj.
Pas tij janë të vendosur Igball Jashari, Blerim Krasniqi dhe Kristal Abazaj.
Edhe
Drita avancon në plejofin e Ligës së Konferencës
Dy mesfushorë më të tërhequr janë Vesel Limaj dhe Albert Dabiqaj.
Katërshen e mbrojtjes e përbëjnë Besnik Krasniqi, Altin Bytyqi, Jorgo Pëllumbi dhe Raddy Ovouka.
Faton Maloku është në portë.

