Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Drita me vështirësi kalon tutje në Ligën e Konferencës

1 muaj më parë / 28 kor 2026 22:31
Drita

Inkuadrimi i Raddy Ovoukës në minutën e 60-të doli të ishte i qëlluar nga trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani.

Ovouka ishte vendimtar në fitoren e Dritës 2:1 të martën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Me fitoren 2:1 ndaj ekipit të Maltës, Florianas, Drita kaloi në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Ovouka asistoi për golin e barazimit në minutën e 87-të dhe në fillim të vazhdimit të parë, nga topi i tij u realizua autogol për 2:1, rezultat me të cilin përfundoi takimi i luajtur të martën mbrëma para një numri të vogël shikuesish. 

Në raundin e tretë kualifikues të garës së tretë të UEFA-s për nga niveli, Drita do të përballet kundër Tre Fiorit të San Marinos. Ndeshja e parë luhet më 6 gusht në San Marino. 

Koha e rregullt përfundoi baras 1:1.

Madje, golin e barazimit, Drita e shënoi në minutën e 87-të, pas shumë rasteve të humbura. 

Drita e barazoi rezultatin në minutën e 87-të nëpërmjet Jorgo Pëllumbit.

Në minutën e 40-të mysafirët nga Malta shënuan golin e epërsisë 1:0. 

Paul Mbong shënoi supergol pasi u lirua nga mbrojtësit e Dritës.

Ndeshja e parë e zhvilluar javën e kaluar në Maltë kishte përfunduar baras 1:1.

Rron Broja është kthyer te Drita pas një kohë të gjatë. Ai i mungoi kampiones së Kosovës shkaku i lëndimit.

Edicionin e kaluar, gjilanasit kishin rrugëtim të suksesshëm në Evropë. Arritën deri në plejofin e fazës nokaut të Ligës së Konferencës.

Mbyllet vazhdimi i parë, Drita në epërsi

1 muaj më parë / 28 kor 2026 22:13
Pëllumbi

Drita e ka shënuar golin e epërsisë 2:1 në vazhdimin e parë të ndeshjes ndaj Florianas.

Epërsinë në 2:1, Drita e arriti falë autogolit të brazilianit Kauan në fillim të vazhdimit të parë.

Koha e rregullt përfundoi baras 1:1.

Drita shënon gol të shpejtë, 2:1

1 muaj më parë / 28 kor 2026 21:58
Drita ka shënuar shpejtë golin e epërsisë 2:1 ndaj Florianas.

Drita ka shënuar shpejtë golin e epërsisë 2:1 ndaj Florianas. 

Në epërsi 2:1, Drita kaloi falë autogolit në fillim të shtesës së parë.

VIDEO:

Shkon në vazhdime ndeshja Drita – Floriana

1 muaj më parë / 28 kor 2026 21:53
Drita - Floriana

Drita dhe Floriana do ta kërkojnë fitoren në vazhdimet dy herë nga 15 minuta. Rezultati i kohës së rregullt 1:1 ka çuar në vazdhime ndeshjen kthyese të raundit të dytë të Ligës së Konferencës.

Drita e barazoi rezultatin në minutën e 87-të me gol të Jorgo Pëllumbit.

Në minutën e 40-të mysafirët nga Malta shënuan golin e epërsisë 1:0. 

Paul Mbong shënoi supergol pasi u lirua nga mbrojtësit e Dritës.

Ndeshja e parë e zhvilluar javën e kaluar në Maltë kishte përfunduar baras 1:1.

Nëse edhe në vazhdime nuk ka fitues, penalltitë do të jenë përcaktues për avancim tutje në Ligën e Konferencës.

Rron Broja është kthyer te Drita pas një kohë të gjatë. 

Edicionin e kaluar, gjilanasit kishin rrugëtim të suksesshëm në Evropë. Arritën deri në plejofin e fazës nokaut të Ligës së Konferencës.

Drita barazon rezultatin

1 muaj më parë / 28 kor 2026 21:45
Drita

Drita e ka barazuar rezultatin në ndeshjen kundër Florianas. Golin për 1:1 e shënoi Jorgo Pëllumbi në minutën e 87-të.

Ai u asistua nga Raddy Ovouka.

Edhe dhjetë minuta lojë, Drita ende në disavantazh

1 muaj më parë / 28 kor 2026 21:37
Drita - Floriana

Kanë mbetur edhe dhjetë minuta lojë në ndeshjen ndërmjet Dritës dhe Florianas.

Por ekipi mysafir është duke fituar 1:0 falë golit të minutës së 40-të.

Kampionia e Kosovës ka rritur presionin, por ende nuk ka arritur t’i realizoj gol Florianas.

Një orë lojë, Drita në kërkim të golit të barazimit

1 muaj më parë / 28 kor 2026 21:19
Drita - Floriana

Sulmuesi Blerim Krasniqi u shfaq i rrezikshëm në minutën e 59-të të ndeshjes ndaj Florianas. Me asistim të Ibgall Jasharit, Krasniqi gjuajti me kokë, por topi përfundoi në duart e portierit të mysafirëve.

Ishte rasti më i mirë i Dritës kur kanë kaluar një orë lojë nga ndeshja kthyese e raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Drita po pëson disfatë nga Floriana

1 muaj më parë / 28 kor 2026 20:48
Drita - Floriana

Drita kishte më shumë raste shënimi gjatë pjesës së parë të ndeshjes kundër Florianas. Por asnjërin prej rasteve të krijuara, Drita nuk e shndërroi në gol.

Atë që gjilanasit nuk arritën ta bënin, e bënë lojtarët e ekipit mysafir.

Në minutën e 40-të, Paul Mbong shënoi supergol për epërsinë 1:0 të Florianas.

Pasi u lirua nga mbrojtësit e Dritës, Mbong shënoi supergol për rezultatin 1:0.

Ndeshja e parë e raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës e zhvilluar në Maltë, përfundoi baras, 1:1.

Befasohet Drita

1 muaj më parë / 28 kor 2026 20:40
Floriana

Floriana ka kaluar në epërsi në ndeshjen ndaj Dritës. Ndeshja është e vlefshme për raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. 

Golin e epërsisë 1:0 për mysafirët e shënoi Paul Mbong në minutën e 40-të.

Pasi u lirua nga mbrojtësit e Dritës, Mbong shënoi supergol për rezultatin 1:0.

VIDEO:

Drita 0-1 Floriana (1-2 on agg.) - Paul Mbong 40'
by u/atbg1936 in soccer

Ndeshja e parë përfundoi baras 1:1. 

Kalon gjysmë ore lojë, ende pa gola në Prishtinë

1 muaj më parë / 28 kor 2026 20:32
Drita - Floriana

Ka kaluar gjysmë ore lojë dhe ende nuk ka gola në ndeshjen ndërmjet Dritës dhe Florianas.

Ndeshja kthyese ndërmjet Dritës dhe Florianas është duke u zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Drita krijoi më shumë raste, por pa konkretizim.  Raste patën e dhe lojtarët e Florianas së Maltës. 

Ndeshja e parë kishte përfunduar baras, 1:1.

Drita zbulon formacionin për ndeshjen ndaj Florianas

1 muaj më parë / 28 kor 2026 19:13
Drita

Blerim Krasniqi, Ibgall Jashari dhe Liridon Balaj do ta udhëheqin Dritën në sulm në ndeshjen kundër Florianas.

Ndeshja kthyese Drita – Floriana do të zhvillohet sonte nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe i takon raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Prapa sulmuesve do të qëndrojnë Vesel Limaj, Kristal Abazaj dhe Albert Dabiqaj, ndërsa katërshen e mbrojtjes e përbëjnë Besnik Krasniqi, Hajdin Salihu, Jorgo Pëllumbi dhe Blerton Sheji.

Si zakonisht, në portë është Faton Maloku. 

Ndeshja e parë kishte përfunduar baras, 1:1.

No description available.